Sulm me armë në kishën amerikane
Një person humbi jetën dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike pas një sulmi me armë zjarri në një kishë protestante pranë Los Anxhelosit, vetëm një ditë pasi një burrë i armatosur vrau 10 persona në një supermarket në Bufalo të Nju Jorkut.
Autoritetet vendase thanë, se vetë besimtarët bënë të mundur arrestimin e agresorit.
"Ne besojmë se një grup besimtarësh e ndaluan atë, ia lidhën këmbët me një litar dhe i morën të paktën dy armë që ai kishte me vete", thanë autoritetet.
Ndërsa nuk dihen ende motivet e sulmit të rëndë, policia e Los Axhelesit thotë se agresori ishte rreth 60 vjeç me origjinë aziatike.
Ata deklaruan se i dyshuari nuk u lëndua gjatë incidentit dhe tani ndodhet në paraburgim. Mendohet se agresori është rreth të 60-ve me origjinë aziatike.
Sipas medieve lokale, viktimat e sulmit ishin kryesisht me origjinë tajvaneze, të moshave 66-92 vjeç.
Agresioni në kishën e Kalifornisë vjen vetëm një ditë pasi një 18-vjeçar qëlloi për vdekje 10 persona e la 3 të lënduar në një supermarket në Buffalo të shtetit të Nju Jorkut.
Të shtënat masive janë bërë tronditëse, por edhe të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, për të cilat zyrtarët bëjnë përgjegjëse autoritetet për mos shtrëngimin e ligjeve për posedimin e armëve.
