Bjellorusia dërgon forca në kufirin me Ukrainën

Bjellorusia ka njoftuar vendosjen e forcave speciale ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën. Një gjë të tillë e ka deklaruar Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit të inteligjencës së saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas inteligjencës britanike,Bjellorusia ka vendosur njësi mbrojtëse ajrore, artileri dhe raketa në poligonet e trajnimit në perëndim të vendit.

"Prania e forcave bjelloruse në kufi me Ukrainën ka të ngjarë të vendosë në lëvizje dhe forcat ukrainase. Kjo do të sjellë që forcat ukrainase nuk do të mbështesin operacionet ushtarake në Donbas", deklaron Ministria e Mbrojtjes.

 Megjithatë, thotë ajo, deri më sot forcat bjelloruse nuk kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt