Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se Suedia do të aplikojë për anëtarësimin në NATO.

Nga Stokholm, është shprehur se bindur se për këtë ka mbështetjen nga populli suedez.

Ajo thotë se Suedia do të jetë në një pozitë të cenueshme ndërsa aplikimi i saj në NATO është duke u përpunuar.

Ndërkohë ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, është takuar me Kryeministrin Edi Rama ku e ka informuar për vendimin e Suedisë për aplikimin për anëtarësim në NATO

“Ky është një moment historik.@ambassadorelsaalbaniatakim me kryeministrin@ediramaal duke informuar për vendimin e Suedisë për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës.”- thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës suedeze në vendin tonë.