Historia emocionale e ukrainasit/ U hodh në gropë pasi u qëllua, por arriti të shpëtonte

Historia e Mykola Kulichenko, një 33-vjeçari ukrainas nga rajoni i Buçës, i rrëmbyer dhe torturuar në fund të marsit nga ushtria ruse jo shumë larg fshatit të tij, Vyshneve, afër Kievit, është e pabesueshme.

Mykola i mbijeton tërbimit vrastar të një grupi ushtarësh rusë .

Ai së bashku me tre vëllezërit e tij u torturuan me shkop dhe më pas i dwrguan me sy të lidhur në një kasolle jashtë fshatit. Pas tre ditësh ata dërgohen në vendin qw do tw ishte ndwshkimi final pwr ta. Mykola detyrohet, së bashku me dy vëllezërit e tij, të gjunjëzohen në buzë të një grope të sapohapur pranë një fushe gruri në Ukrainën veriore.

Pasi i qëllojnë me armë, të parët që bien në gropë janë vëllezërit e tij. Plumbi i fundit ishte rezervuar për Mykolës, i cili goditet pranë veshit të djathtë. Por plumbi arrin të gjejë një rrugëdalje në anën e djathtë të gojës së tij dhe ai mbijeton.

Rusët nuk e vënë re dhe e hodhwn në gropw. I shtrirë mes trupave të dy vëllezërve të tij, Mykola kupton se është “gjallë”.

Atij ju desh të luftonte për jetën dhe ashtu i plagosur udhëtoi  për në shtëpi duke iu shmangur forcave ruse gjatë rrugës.

Një histori emocionale dhe tragjike. Një nga historitë e shumta që prokurorët ukrainas po përpiqen të rindërtojnë plotësisht kundër forcave ruse që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës, duke përfshirë ekzekutime të shkurtra, tortura dhe përdhunime.