Alarm për bombë në avionin e linjës Varshavë-Zyrih, policia mësyn aeroportin

Një operacion i madh policor u ndërmor në aeroportin e Zyrihut pas informacioneve se është marrë një kërcënim për bombë për fluturimin e Helvetic Airways (LX1343) nga Varshava në Zyrih, shkruan Blick.

Avioni Embraer E190-E2 u ul në pistën 14 në aeroportin e Zyrihut pa incidente.

Pak para orës 12:00, pasagjerët dhe ekuipazhi u larguan nga avioni përmes shkallëve të sigurt, "shkruan një zëdhënës i Helvetic Airways kur u pyet nga Blick.

Nga kontrolli i avionit nuk u gjetën sende të dyshimta.

Specialistët e policisë së kantonit lëshuan avionin pas kontrollit. 

Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit ishte e garantuar gjatë gjithë kohës, shkruan policia kantonale.