Irlanda e Veriut: Kryeministri Johnson i gatshëm për ndryshim të protokollit
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e gatshme të prezantojë legjislacionin që do t'i lejojë ministrat në Londër të anashkalojnë pjesë të marrëveshjes së Brexit për Irlandën e Veriut.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson do të vizitojë Belfastin për të inkurajuar restaurimin e qeverisë së Irlandës së Veriut.
Partia Unioniste Demokratike (DUP) po refuzon të hyjë në asamble për shkak të Protokollit të Irlandës së Veriut .
Ai u krijua për të siguruar vazhdimin e tregtisë së lirë përtej kufirit tokësor irlandez.
Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes vetë, Boris Johnson pranon se nevojiten ndryshime.
Gjithashtu Johnson shtoi se ishte i hapur për dialog, por paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të duhej të vepronte nëse BE-ja nuk ndryshon qëndrimin e saj.
BE-ja ka pranuar se protokolli ka shkaktuar vështirësi për bizneset e Irlandës së Veriut. Në tetor, ajo paraqiti propozime për të cilat tha se do të shkurtonin dokumentet dhe kontrollet për mallrat që hynin në Irlandën e Veriutb nga Britania e Madhe.
