Çmenden temperatura në Indi. Arrijnë mbi 49 gradë celcius

Një valë e të nxehtit ka goditur Indinë veriore ku termometri ka shënuar 49.2 gradë celcius në kryeqytetin e vendit, Delhi.
Kjo është vala e pestë e të nxehtit që nga marsi.
Zyrtarët u kanë bërë thirrje njerëzve të marrin masa parapraka pasi temepraturat ekstreme pritet të vazhdojnë të mbeten të larta.
Ata paralajmëruan se i nxehti mund të sjellë shqetësime shëndetësore sidomos tek foshnjat, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, raporton BBC.

Vala e të nxehtit këtë verë ka sjellë miliona vdekje dhe kanë nxjerrë jashtë përdorimi shumë mjete transporti. Temperaturat e larta kanë sjellë probleme gjithashtu dhe në bujqësi nga thatësira dhe mungesa e ujit.
Temperaturat mesatare këtë muaj ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë në 120 vitet e fundit.