Ktheu makinën në dyqan për të shitur kokainën, arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestrohen 9 mijë euro cash
Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur duke shitur kokainë.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, mbante dozat e kokainës në makinë gati për t’i shitur.
Policia ka informuar se pas kontrollit të makinës 20 gramë lëndë narkotike.
Sipas medieve italiane, i riu shiste kokainën direkt nga makina.
Pasi dorëzonte dozat ai largohej me shpejtësi për “takimet” me klientët e tjerë.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën fillimisht rreth 30 gramë kokainë të fshehur në banesë dhe më pas 20 gramë të tjera në makinë.
Përveç drogës u sekuestruan edhe mbi 9 mijë euro cash, të cilësuara si të ardhura të veprimtarisë kriminale
Shqiptari kishte mbërritur në Itali disa javë më parë. I riu është dërguar në burgun Montacuto (Ankona), në dispozicion të organeve të drejtësisë.
