Koreja e Veriut/ Vala e Covid-it infekton 1 milion persona

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka kritikuar zyrtarët shëndetësore dhe ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë me shpërndarjen e ilaçeve pasi vendi po përballet me një valë të Covid-it.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më shumë se 1 milion njerëz janë infektuar nga ajo që Peniani e quan "ethet", thanë mediat shtetërore.

Rreth 50 persona kanë vdekur por nuik dihet se sa prej rasteve të dyshuara rezultuan pozitivë.

Koreja e Veriut është në një situatë delikate për shkak të mosvaksinimit me vaksinat anti-Covid dhe sistemit të dobët shëndetësor.

Komuniteti ndërkombëtar ofroi furnizimin e Koresë së Veriut me miliona doza të AstraZeneca-s dhe ato të prodhuara në Kinë vitin e kaluar, por Pheniani pretendonte se e kishte nën kontroll situatën duke mbyllur kufijtë e saj në fillim të janarit 2020.