Komentatori ukrainas feston fitoren e Ukrainës nga bunkeri

Ditën e shtunë u mbajt finalja e Eurosong Contest 2022 ku fituese u shpall Ukraina me këngën "Stefania" të grupit Kalush.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Publiku i dha Ukrainës 492 pikë, duke e kaluar nga vendi i tetë në të parin.

E padyshim që e gjithë bota e përkrahu fitoren e saj, një video e komenatorit ukrainas i cili feston fitoren e vendit të tij nga bunkeri, po bën xhiron në rrjet.

Në video duket entuziasti i Timur Miroshnychenko, i cili nga një strehë ndaj sulmeve ajrore ku ishte fshehur, brohoret dhe feston fitoren e vendit të tij.