Shpërthejnë në flakë ashensorët në Tiranë dhe Vlorë

Një zjarr ka rëndë ditën e sotme në një ashensor në rrugën e Kavajës në Tiranë.

“Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit. Si pasojë  ka vetëm dëme materiale.” – bën me dije policia.

Ndërkohë, një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në Vlorë ku po ashtu është përfshirë nga zjarri një ashensor në lagjen “ 1Maji”.

“Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.