Fshati pa perime e fruta, stuhia e breshërit dëmton prodhimet bujqësore në Boshanj të Kolonjës

Muajt e në vijim do të jenë të vështirë për banorët e fshatit Boshanj të Kolonjës.

Thuajse gjithçka që kishin mbjellë në ara u dëmtua nga një stuhi e pazakontë breshëri.

Një orë stuhi në fund të pranverës çoi dëm punën e një viti të banorëve të fshatit Boshanj të Kolonjës.

Në ara e kopshtet familjare kanë mbetur vetëm gjethet e prodhimeve bujqësore që ishin mbjellë aty.

Vreshtat e pemët frutore janë zhveshur nga gjethet dhe frutat janë dëmtuar.

Fermerët thonë se gjithçka është dëmtuar.

Stinën e të vjelave tashmë do ta presin më kot.

Pas stuhisë së pazakontë të breshërit thonë se kanë kërkuar evidentimin dhe kompensimin e dëmeve nga Bashkia e Kolonjës.

Përgjigjen e morën përmes heshtjes së institucionit të drejtuar nga Erion Isai edhe kur u pyet zyrtarisht.

Rruga e amortizuar ka qenë gjithmonë problem për fshatin Boshanj.

Ndryshimi gjendjes thonë se mbeti vetëm premtim fushate, ndërsa stuhia e dëmtoi edhe më keq.

Mungesa e investimeve dhe shpresës se gjerat do të ndryshojnë kanë bërë që vit pas viti fshatrat e Kolonjës të braktisen.

Në Boshanj kanë mbetur vetëm 30 familje.

Fshati pa perime e fruta, stuhia e breshërit dëmton prodhimet