Çela: Duhet rishikuar ligji, për disa vepra kërkohet ashpërsim i masave, e mbështes hartën gjyqësore

Kryeprokurori i vendit tonë, Olsian Çela është duke raportuar në Këshillin e Lartë të prokurorisë ditën e sotme.

Ai tha se në raport me një sërë veprash penale kërkohet forcimi i masave, por shtoi se prokurorët duhet të jenë më të kujdesshëm.

Ai tha se sa i takon hartës gjyqësore unë si prokuror i përgjithshëm e ka mbështetur hartën gjyqësore dhe se propozimi për 12 prokurori rrethi dhe një prokurori apeli jep një zgjidhje emergjente.

Tartar Bazaj: A mbahet e njëjta politike me masat e sigurimit? A është aplikuar gjykimi i drejtpërdrejtë? Harta gjyqësore cili është opinioni juaj për hartën gjyqësore si rasti i Sarandës?

Olsian Çela: Për masat e sigurimit te dhënat qe disponojmë ka luhatje. Pasi kemi te bëjmë me raste te ndryshme. Ka një kërkesë te shtuar ku për një sere veprash penale kërkohet ashpërsimi i masave. Serish mendoj qe prokuroret te jene me te kujdesshëm. Masa e sigurimit nuk është zgjidhja. Por roli i prokurorit te përgjithshëm është i kufizuar. Sa i takon gjykimit te drejtpërdrejtë ka një ulje te numrit. Mund te këtë nevoje për një rishikim të legjislacionit. Kam një mendim te timin edhe për gjyqtarin paraprak i cili ka zëvendësuar prokurorin e rrethit. Sa i takon hartës gjyqësore unë si prokuror i përgjithshëm e kam mbështetur hartën gjyqësore. Propozimi për 12 prokurori rrethi dhe një prokurori apeli na jep një zgjidhje emergjente. Prokurorisë i intereson një implementim sa me i shpejte i kësaj harte.

Bujar Sheshi: A keni marre masa për caktimin e çdo prokurori me staf ndihmës siç është OPGJ?

Olsian Çela: Ka qene obligimi im për rritjen e numrit te OPGj. Brenda këtij viti do arrijmë qe çdo prokuror te ketë një OPGj. Kemi probleme me stafin ndihmës, cilësia e aplikantëve le për te dëshiruar.