Mediu: Opozita duhet të përfshihet dhe të japë një kandidaturë të përbashkët për president
Pas takimet me përfaqësuesit e mazhorancës lidhur me kandidaturat për presidentin e ri, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët.
Ai tha se në këtë proces duhet të marrë pjesë e gjithë opozita, pa përjashtuar askënd, duke thënë se edhe kandidaturat nuk duhet të jepen jashtë saj.
Mediu: Patëm diskutime me kolegët dje të opozitës dhe thanë se nëse duam që opozita të përfshihet në këtë proces, duhet të japin kandidaturat e veta. Kemi vendosur që propozimet do t’i bëjmë brenda opozitës dhe jo jashtë saj. Nuk i ndajmë deputetët të rithemelimit apo jo. Na duhet një qëndrim i përbashkët për kandidaturën. Kam folur dje me Boçin, bylykbashin dhe Alibeajn, si dhe deputetët të jetë dhe ramë dakord për kandidatura të përbashkëta.
