OSBE: E përshëndesim procesin përfshirës për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 10:41
Lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të republikës, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Shqipëri.
OSBE bën me dije se e përshëndet procesin përfshirës që do të sjellë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.
OSBE: Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.

