Lanfdill për inertet e kullave, SPAK asnjë përgjigje për aferën e Veliajt të denoncuar nga KLSH

Pavarësisht kostos tepër të lartë që incineratori i Tiranës i ka kushtuar buxhetit të shtetit, por dhe denoncimeve nga media dhe opozita, incineratori i kryeqytetit duket se ka mbetur jashtë vëmendjes së hetimit të SPAK. Deri më sot ende nuk ka asnjë njoftim për personat përgjegjës të cilët kanë keqmenaxhuar taksat e shqiptarëve.

Incineratori i Tiranës i ka kushtuar miliona lekë buxhetit të shtetit të paguara nga bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj dhe Qeveria shqiptare.

Një fakt të tillë e kanë konfirmuar edhe auditet e KLSH ku thuhet se kompania koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017, i ka kushtuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit.

KLSH-ja ju ka kapur çdo shkelje ligjore, proçedurat, dëmin ekonomik, duke theksuar se gjithçka është bërë në shkelje të ligjit dhe jo vetëm një herë.

Shpesh janë ngritur dyshime në lidhje me ekzistencën e landfillit. 

Madje deputetët të opozitës në Komisionin Hetimor kanë qenë në inceneratorin e Tiranës për të parë nëse është në funksional.

Ashtu siç shikohet nga pamjet në video, incineratori është vetëm një magazinë ku sheh mjete të tonazhit të rëndë që shkarkojnë dherat e gropave të mëdha të kullave që ndërtohen në Tiranë.

Në raportin e KLSH thuhet se Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës paguajnë për incinerim mbetjesh, ku në fakt nuk ekziston një incinerator.

Është thjeshtë një landfill, i cili gjeneron të ardhura për xhepin e koncesionarit.

Sipas KLSH-së, për incineratorin e Tiranës janë përdorur të njëjtat procedura si ai i Fierit.

Duke qenë se çështja e incineratorëve është në hetim dhe SPAK tashmë ka vënë në pranga dy persona, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, lind pyetja kush do të mbajë përgjegjësi për incineratorin e Tiranës?