Kraja në KLP: Kemi ngritur laboratorin e ekspertimeve dhe infrastrukturë moderne elektronike

Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Kraja është duke paraqitur  raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021.

Kraja në këtë raportim bëri me dije se është konsoliduar këtë vit qendra e përgjimeve e cila ka dy administratore dhe se është ngritur laboratorin e ekspertimeve me tre ekspertë.

Ai shtoi se Aksesi ne te dhënat elektronike është punuar dhe është ngritur infrastrukture moderne me sisteme që i ka çdo hetues dhe çdo prokuror.

Kraja: Është konsoliduar këtë vit qendra e përgjimeve e cila ka dy administratore. Kemi ngritur laboratorin e ekspertimeve me tre ekspertë dhe kemi marre aparaturat me te mira. Aksesi ne te dhënat elektronike është punuar dhe është ngritur infrastrukturë moderne. Kemi me shumë se 10 sisteme qe i ka çdo hetues dhe çdo prokuror. Një aktivitet të mbingarkuar ka zyra te regjistri. Ka një numër të lartë kërkesash për shtetas të ndryshëm janë apo jo në hetim.