Fier, Volkswagen-i përplas 65-vjeçarin me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 09:54
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:20, në fshatin Kallm në Fier.
Një 33 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
“Sot rreth orës 09:20, në fshatin Kallm, shtetasi A. Ç., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. 65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

