Vlorë, ishte i punësuar në stan, gjendet i vdekur 63-vjeçari

Një person është gjendur pa shenja jetë në një stan në malin e Shashicës të Vlorës.

Policia bën me dije se ky person i moshës 63-vjeçare, banues në Kaninë ishte punësuar në stan dhe nga kryqja paraprak nuk ka shenje dhune ne trup.

“Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është  gjetur nga shtetasi A. Z.,  pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç, banues në Kaninë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.