Aksident në aksin Lezhë-Laç, disa të plagosur, një në gjendje kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 21:15
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Në këtë aksident janë përplasur dy automjete dhe ka disa persona të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Policia dhe ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.



