Viti i ri shkollor 2022 - 2023 nis më 12 shtator, një javë më shumë pushime
Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023 në sistemin arsimor parauniversitar.
Urdhri i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për arsimit profesional, vitin që vjen sjell edhe disa ndryshime.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore.
Kushi: Të dashur nxënës dhe mësues, ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.
Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

