Ndoka: Rama ka 9 vite që na mashtron, del me çitjane e nudo, ndërsa ne mërzitemi me Ronelën
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka komentuar edhe reagimin e shqiptarëve lidhur me performancën e këngëtares Ronela Hajati në Eurovision.
Ndoka shkruan në Facebook se ja 9 vite që mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.
Ai shton se Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i thonë modern.
Ndoka: Rama po, Ronela jo! Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision. Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë. Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!
