Uji ikën 'lumë', Veliaj asnjë masë për tubacionet në Shkozë
Në rrugën "Aleksandër Marteli" në Shkozë prej 12 ditësh janë dëmtuar tubacionet e ujit të pijshëm ndërsa banorët thonë se Bashkia nuk është dukur për të marrë masa. Qytetarët ndjehen të rrezikuar nga frika e ndonjë epidemie ndërsa kërkojnë marrjen e masave sa më pare edhe për shkak të rritjes së temperaturave.
"Shumë keq. Ja uji. Është dhe verë, ka erë të keqe."
Banorët thonë se e kanë ngritur si shqetësim në Bashki por përveç premtimeve, nuk është marrë asnjë masa.
Kemi qenë në Bashki, gjithandej kemi qenë. Do vijmë sot, do vijë nesër do ta rregullojmë. Afërsisht ka 3 muaj që kam shkuar në Bashki.
Qytetarët që jetojnë aty thonë se tubacionet kanë pasur problem të përsëritura dhe rrjedhjet janë bërë shkak edhe për dëmtimin e rrugës.
"Këta të ujësjellësit e kanë prishur rrugën, plasin tubat, i kanë vendosur të dobëta dhe nuk i rregullojnë."
Banorët kërkojnë që Bashkia të marrë masa për zgjidhjen e situatës duke garantuar sigurinë e furnizimit me ujë.
"Ne i bëjmë thirrje Bashkisë që tubat me i rregullu mos të ketë ujë të pisët nëpër rrugë."
"Të lutem shumë, ngrije këtë problem. Nuk ka njerëz, marrin rrogën dhe nuk i bien mbrapa ujit me na e sjell tamam në orar. Në 24 orë 1 orë vjen uji."
