Shefi i NATO-s infektohet nga Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Zëdhënësja për shtyp e NATO-s në një postim në twitter, thotë se ai është plotësisht i vaksinuar dhe me dozë përforcuese dhe ka simptoma të lehta.

Duke ndjekur udhëzimet mjekësore belge, ai do të vazhdojë të përmbushë detyrat e tij duke punuar nga shtëpia gjatë kësaj periudhe.