Mundësi 50% për të tejkaluar pikën kryesore të ngrohjes globale prej 1.5°C deri në vitin 2026

Sipas një studimi të ri të udhëhequr nga Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar ka rreth 50% mundësi që planeti ynë të ngrohet me më shumë se 1.5°C mbi nivelet para-industriale, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Marrëveshja e Parisit e 2015-ës vendosi synimin për të kufizuar ngrohjen globale nën 2°C, mundësisht në 1.5°C krahasuar me nivelet para-industriale.

“Ky studim tregon se ne po afrohemi në mënyrë të matshme drejt arritjes së përkohshme të objektivit më të ulët të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike”, është shprehur profesori Petteri Taalas, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.

Studimi zbuloi gjithashtu një shans 93% që temperatura mesatare globale për 2022-2026 të jetë më e lartë se mesatarja për pesë vitet e fundit.

Kanë mbetur më pak se gjashtë muaj deri në COP27 në Egjipt. Me planetin tonë në ndryshim dhe kërcënimin gjithnjë e më tepër nga ngrohja globale, thirrjet për veprim duket se do të bëhen më të forta./ITV news/