"Putin po përgatitet për një luftë të gjatë" thotë Inteligjenca amerikane
Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, me fitore në lindje që mund të mos i japë fund konfliktit, ka paralajmëruar inteligjenca amerikane.
Paralajmërimi vjen ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.
Moska i ripërqendroi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj, Kievin.
Avril Haines, drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, është shprehur se lufta në Ukrainë po shndërrohet në një luftë shkatërrimi pa fund në horizont.
Putin me shumë gjasa gjykon se Rusia ka një aftësi dhe gatishmëri më të madhe për të duruar sfidat sesa kundërshtarët e tij dhe ai ndoshta po mbështet në vendosmërinë e SHBA-së dhe BE-së për t'u dobësuar pasi mungesat e ushqimit, inflacioni dhe çmimet e energjisë përkeqësohen. Për më tepër, pasi Rusia dhe Ukraina besojnë se mund të vazhdojnë të bëjnë përparim ushtarakisht, ne nuk shohim një rrugë të qëndrueshme negocimi përpara të paktën në afat të shkurtër, është shprehur Haines .
Sipas Hainest janë rritur gjasat që Presidenti Putin të përdor mjete më drastike, duke përfshirë vendosjen e ligjit ushtarak, riorientimin e prodhimit industrial ose veprimet ushtarake potencialisht përshkallëzuese për të çliruar burimet e nevojshme për të arritur objektivat e tij ndërsa konflikti zvarritet, ose nëse ai e përcepton se Rusia po humbet në Ukrainë.
Ai është shprehur se pika më e mundshme për përshkallëzimin në javët e ardhshme është rreth rritjes së përpjekjeve ruse për të frikësuar ndihmën perëndimore për sigurinë, hakmarrjen për sanksionet ekonomike perëndimore ose kërcënimet ndaj regjimit në vend.