Burrë e grua duan të ndahen, por asnjëri nuk do të mbajë qenin, ndërhyn avokatja
Një burrë dhe grua në Itali vendosin të ndahen dhe qeni i tyre, Fido do të paguajë çmimin.
Avokatja e martesës Caserta Carmen Posillipo bën me dije asnjë nga bashkëshortët nuk dëshiron të kujdeset për kafshën shtëpiake të familjes.
Burrë e grua gati për t'u ndarë dhe ishin praktikisht dakord për gjithçka.
Mollë sherri dhe shkaku i ngërçit që vazhdon edhe sot ishte kujdestaria e qenit të vogël.
Pikërisht për këtë avokati i bën thirrje politikës:
“Sistemi juridik italian duhet të pajiset me një ligj që të rregullojë kujdestarinë e qenit në rast divorc. Një ligj që parashikon kujdestarinë e kafshës shtëpiake tek bashkëshorti/ja që mund t’i garantojë atij një mirëqenie më të madhe, pa marrë parasysh regjimin pasuror dhe dokumentet personale të qenit”.
Në këtë mënyrë, thotë avokati, për të marrë një vendim, gjyqtari do të duhet të dëgjojë bashkëshortët, bashkëjetuesit, fëmijët dhe nëse është e nevojshme edhe ekspertë të sjelljes së kafshëve përpara se të vendosë se kujt t'ia caktojë kafshën shtëpiake.
“Nuk kam të dhëna që mund të më bëjnë të mbështes hipotezën se – përfundon Posillipo – në fund këto kafshë të gjora përfundojnë duke u braktisur, por për momentin, nuk më pëlqen të përjashtoj rrezikun që kjo mund të ndodhë.”

