Ekspozita e bizhuterive të Dohas, ngjarja më e madhe e vitit në Lindjen e Mesme
Bizhuteri ekskluzive, nga kurora e Miss Universe me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë deri në një diamant të vetëm 102,6 karat, janë shfaqur në ekspozitën e bizhuterive dhe orëve në Doha. Kjo është ngjarja më e madhe e vitit në Lindjen e Mesme.
Bizhuteri ekskluzive dhe unike, nga kurora e Miss Universe me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë deri në një diamant të vetëm 102,6 karat dhe një çantë kroko të markës luksoze franceze, “L'Étrange” janë shfaqur në ekspozitën e bizhuterive dhe orëve në Doha. Drejtuesja e Marketingut, “Al Fardan Jeëellery”, Muntaha Hajson tha se shumë marka pritet të sjellin bizhuteri ekskluzive.
"Këtu do të gjeni të gjitha llojet, nga bizhuteritë e aksesueshme, tek ato të përditshme, dasmë dhe deri te pjesët ekskluzive, diamantë dhe sigurisht koleksionin unik të perlave të Al Tawash."
"Është ekspozita më e madhe në Lindjen e Mesme dhe njerëzit mezi e presin atë, për shkak edhe të pezullimit 2 vjet për shkak të Covidit, kështu që emocioni është vërtet i dukshëm përreth."
Thierry Prevost, Menaxher i Përgjithshëm i markës “Printemps”, shpjegon llojet e bizhuterive:
"Siç mund ta shihni, ne kemi stendën më të vogël, një stendë prej rreth 1.5 me 1.5 metra dhe po shfaqim një çantë kroko, një nga pjesët më të bukura këtu, me një dorezë ari prej 18 karatësh të inkorporuar me 178 diamante për një total prej më shumë se 31 karat në diamante. “Çanta vlen më shumë se një milion euro”.
Ekspozita e xhevahireve dhe orëve të Dohas është një ngjarje e spikatur në kalendarin e ngjarjeve të biznesit të Katarit për 17 vjet. Ajo ka ruajtur me sukses reputacionin e saj si një ngjarje e profilit të lartë të adhuruesve dhe stilistëve të bizhuterive, si dhe markave globale.

