Ministrja e jashtme gjermane vizitë të papritur në Ukrainë

Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur në Ukrainë në një vizitë të paparashikuar. Ajo është zyrtarja më e lartë gjermane që viziton Ukrainën që nga fillimi i luftës në 24 shkurt.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Baerbock që ka vizituar banorët vendas në Buccha, ku ushtria ruse mendohet se ka kryer krime lufte, është një ndër diplomatët e liderët e shumtë të huaj që vizitojnë këtë qytet.

Moska ka mohuar të ketë kryer ndonjë krim lufte në Buccha, pavarësisht se qindra ukrainas janë gjetur të vrarë në varret masive, ndërkohë që qyteti ishte nën kontrollin e rusëve.