Psikologët ngrenë shqetësimin: Fëmijët me stres e ankth

Stres dhe ankth po përjetojnë edhe fëmijët. Psikologët kanë ngritur shqetësimin se vitet e fundit rastet janë rritur.

Presioni nga shkolla, problemet familjare si dhe mungesa e komunikimit me prindërit janë disa nga arsyet.

Arjana Muça: Kërkesat që shkolla ka vendosur përpara fëmijëve, kërkesat që prinërit kanë filluar të vendosin pëërpara fëmijëve unë do të thosha që janë rritur. Nuk janë ose nuk shkojnë, nuk janë të përshtatshme me atë që fëmija prodhon për moshën aktuale që ka. Kjo sjell dhe atë ndikimin negativ që ka pastaj dhe dukshmërinë në rritjen e elementit të stresit dhe gjendjes së ankthit tek fëmijët.

Këto gjendje manifestohen në mënyra të ndryshme. Disa bëhen pasivë e të tjerë shfaqin problem me ushqyerjen.

Arjana Muça: Një stres kronik një stres i zgjatur është një stres i cili i sjell fëmijës edhe dëmtime, siç ka të bëjë me pjesën e procesit të gjumit, me pjesën e të ushqyerit me humbjen e përqëndrimit në klasë.

Psikologia Arjana Muça thotë nëse këto shenja zgjasin prindërit por edhe mësuesit duhet të kërkojnë ndihmën e ekspertëve të fushës.

Arjana Muça: Prindi i pari duhet ta kërkojë ndihmët tek profesionisti sepse në shumicën e rasteve prindërit janë të pafuqishëm për t'iu dhënë këtë ndihmë. Jo vetëm aq por mësuesit për shëmbull në klasë shikojnë edhe reagimet e sjelljeve të tyre. Pra një fëmijë i cili është aktiv kthehet në një fëmijë pasiv. Pra është një sjellje e dukshme që ty të lë për të dëshiruar dhe menjëheerë mund ta referosh si rast tek psikologu i shkollës.

Për të parandaluar stresin dhe ankthin psikologët këshillojnë prindërit që të kalojnë më tepër kohë me fëmijët si dhe ti angazhojnë ata në aktivitete fizike.