Divjakë/ 40-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 12:10
Një peson është gjetur i vdekur në Divjakë paraditen e 10 maj.
Mësohet se personi i vdekur është Ilir Rrudho banues në Divjakë 41 vjeç, ndërsa është gjetur anës rrugës në afërsi të një pylli.
Trupi i pajetë është konstatuar nga një turistë skocez i cili ka lajmëruar policinë.
Paraprakisht dyshohet se personi në fjalë ka qene duke ecur me biçikletë ndërsa ka gjetur vdekjen, që sipas policisë ka qenë natyrale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili do të zbardhin të plota shkaqet e vdekjes ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që ai mund të jetë goditur nga pas nga një automjet.
