Polici italian përplas për vdekje një 17-vjeçar, ishte i dehur në timon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 16:17
Një polic 28-vjeçar në Komisariatin e Trevisos ka aksidentuar për vdekje një 17-vjeçar që po ecte me skuter.
Ndërkohë, pas aksidentit ai është arrestuar pasi goditi me makinë 17-vjeçarin gjatë natës në Paese (Treviso).
Polici, sipas asaj që pohojnë hetuesit, ka regjistruar një normë alkooli shumë më të lartë se ajo e përcaktuar me ligj për ata që drejtojnë një makinë.
Viktima, Davide Pavan, banonte në një qytet aty pranë, në Morgano.

