Poloni/ Protestuesit qëllojnë ambasadorin rus me bojë të kuqe. Shikoni videon

Protestuesit kundër luftës në Ukrainë sulmuan ambasadorin rus në Varshavë ndërsa ai po shkonte të kryente homazhe në memorialin e ushtarit sovjetik, në përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945.
Sipas mediave ruse ambasadori Sergei Andreev u sulmua me bojë të kuqe dhe u detyrua të largohej me shoqërimin e policisë lokale.
Ai u bllokua të hynte në varreza nga një turmë që valëviste flamujt ukrainas në fytyrën e tij dhe brohorisnin 'fashist' përpara se njerëzit të fillonin ta gjuanin atë.
Delegacioni u pengua të shkonte tek memoriali në qendër të varrezave apo të vendoste kurora me lule që kishin sjellë me vete.
Andreev tha më vonë se ai nuk ishte lënduar gjatë përleshjeve.
Incidenti tregon tensionet që janë krijuar midis Rusisë dhe shteteve të tjera ish-sovjetike që nga pushtimi i Ukrainës.

