Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme dita do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2  ballë.