Qiri djeg banesën në Memaliaj, zjarrfikësit shpëtojnë 4 anëtarët e familjes, një plagoset
Nga Entjola Budo Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 22:19
Një banesë është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen 5 të Memaliaj. Banesa është në pronësi të Fatmir Shehut.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e katër pjesëtarëve të familjes Shehu, njëri prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta.
Të katërt janë shoqëruar në Spitalin e Tepelenës për ndihmë mjekësore.
Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjesëtar i familjes.
Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohë më parë ndërkohe që katër pjestarët e mbetur kanë probleme të shëndetit mendor.
Fatmirësisht ata shpëtuan por prej mbrëmjes së sotme mbeten në qiell të hapur.

