Pampuri: S’ka hapa pozitiv për mbështetjen e familjeve shqiptare që të dalin nga kriza ekonomike

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, teksa ka komentuar krizën ekonomike, është shprehur se Komisioni i krijuar për kontrollin e çmimeve nuk po jep rezultat.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, u shpreh se nga ana e qeverisë nuk ka asnjë hap pozitiv për të mbështetur familjet shqiptare që të dalin nga kjo krizë.

Oriola Pampuri: Është krijuar një Komision për kontrollin e këtyre çmimeve, por nuk po jep asnjë lloj rezultati. Nuk ka një kontroll të mirëfilltë nga ky Komision i Kontrollit të çmimeve. Nuk ka një dëshirë ose hap pozitiv për të mbështetur familjet shqiptare që të dalin nga kjo krizë.

Ndër të tjera ajo tha se nëse ulja e TVSH-së do ishte një ndihmë për bizneset por edhe për familjet.

Oriola Pampuri: Ne kemi propozuar ulje e TVSH dhe kjo do i vinte në ndihmë biznesit të vogël, biznesit të mesëm dhe produkteve të shportës. E gjithë kjo TVSH që merret nga këto çmime të larta ka bërë të rritet  buxheti i shtetit dhe me këtë buxhet po paguhet paketa sociale. Nuk kemi një  nismë pozitive për të mbështetur shqiptarët.