Çmimet e reja për karburantet, nafta do të blihet me 226 lekë litri, benzina 206, gazi 104

Çmimet e reja për karburantet, nafta do të blihet me 226

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në pikat e tregtimit të karburantit në vend. Në mbledhjen e kësaj të marte, 26 prill,  Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të jetë jo më shumë se 226 lekë për litër nga 232 që ishte më parë.

Ulje me 6 lekë ka shënuar dhe benzina, e cila do të tregtohet me një çmim tavan prej 206 lekë litri.

Ulje të lehtë ka edhe çmimi i gazit të lëngshëm, i cili sipas vendimit të fundit të Bordit do të shitet kundrejt 103 lekëve.

Trendi rënës i çmimeve, i miratuar nga Bordi i Transparencës ka reflektuar ndryshimet e shfaqura edhe në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa një litër naftë po tregtohet me 101 dollarë për fuçi nga rreth 106 dollarë që ishte kur Bordi mori vendimin e fundit.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 18:00 të kësaj të marte dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Çmimi tavan i tregtimit me shumicë 

-214 Lekë/litri për gazoilin;

-194 Lekë/litri për benzinën;

-91 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Çmimi tavan i tregtimit me pakicë

-226 Lekë/litri për gazoilin;

-206 Lekë/litri për benzinën;

-103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

*(çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).