U dënua si trafikant droge, Gjykata e Trentos e shpall të pafajshëm pedagogun Dritan Shoraj

Është shpallur i pafajshëm pas 4 viteve beteje me drejtësinë Italiane, pedagogu Dritan Shoraj, i cili u arrestua në vitin 2018, si kreu i një grupi trafiku droge.

Mbrojtja e tij arriti të provonte në Gjykatë, se në kohën për të cilën flisnin akuzat, Shoraj ndodhej në spital në gjendje të rëndë.

Pedagog në Universitetin e Tiranës dhe personazh publik, Dritan Shoraj u arrestua në 2018-ën si i dënuar në Itali me katër vite burg për trafik droge në fillim të viteve 2000.

Por këtë të mërkurë Gjykata Italiane e Trentos rishikoi dënimin e Venecias, duke e shpallur të pafajshëm.

Shorja akuzohej se ishte kreu i një grupi trafikantësh droge, mes Shqipërisë dhe Italisë.

Por në realitet ai nuk mund të kishte marrë pjesë në trafikun e drogës, duke qenë në atë kohë i shtruar në spital pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Kështu shkruajnë mediat italiane për pedagogun e Ekonomikut në Tiranë.

Për median italiane, “Il Gazzettino”, ai ka treguar se vendimi i Gjykatës së Venecia i pati shakatërruar jetën.

Pasi në një mëngjes të vetëm nga një profresor i nderuar ai u shëndrrua në sytë e publikur në një kriminel që i ishte shmangur drejtësisë.

Avokati i tij vërtetoi në gjyq se në  se në të njëjtat ditë në të cilat prokuroria faktoi pazarin e drogës, profesori ishte në një shtrat spitali për shkak të një aksidenti.

Një polic rrugor në Tiranë, një infermiere nga spitali i kryeqytetit shqiptar dhe një profesor me poste diplomatike në Shqipëri dëshmuan para apelit të Trentos.

Të gjithë për të konfirmuar versionin e mbrojtjes.

Pas kësaj beteje të fituar, Dritan Shoraj shprehet se do t’i rikthehet mësimdhënies.