Alibeaj thirri grupin parlamentar të PD-së, Berisha: Nuk ka asnjë tagër, është i tëri në funksion të lojës së Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 14:12
Sali Berisha, tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar të PD-së, pasi ai është shkarkuar në Kuvendin e 30 prillit.
Më tej tha se Alibeaj është në funksion të lojës së Edi Ramës.
Sali Berisha: Pse kemi shkarkuar Alibeajn, nuk kemi shkarkuar kryesinë e grupit parlamentar. Alibeaj është i tëri në funksion të lojës së Ramës. Është i shkarkuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar dhe për të përcaktuar agjendën. Duhet të respektohen vendimet e kryesisë.
