Maradona përgjithmonë, fanella e "Dorës së Zotit" shitet në ankand për 8.8 milionë euro
Diego Maradona përgjithmonë. Fanella e veshur nga ‘’Pipe De Oro’’ me rastin e ndeshjes kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, ajo e golit të 'La Mano de Dios' (Dora e Zotit), u ble për 9.3 milionë dollarë, afërsisht 8.8 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Sotheby's, përgjegjëse për shitjen, pa zbuluar blerësin. Kjo është një shumë rekord për sa i përket shpenzimeve për një trashëgimi sportive.
Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2019 kur një fanellë e Neë York Yankees e veshur nga fenomeni i bejsbollit Babe Ruth u shit për 5.6 milionë dollarë, rreth 5.3 milionë euro.
Menjëherë pas njoftimit nga Sotheby's, të afërmit e ‘’Pipe De Oro’’ shprehën dyshime nëse fanella e nxjerrë në ankand ishte vërtet ajo që kishte veshur Maradona, por autenticiteti i artikullit u konfirmua nga kompania e relikeve sportive Rezolucioni Photomatching dhe nga shefi i shkencës i Sotheby's.
Para se të dilte në ankand, fanella e Maradonës ishte në posedim të Steve Hodge, një ish-futbollist anglez, i cili e shkëmbeu fanellën me Diez me rastin e atij Botërori.

