Mposht sëmundjen e rëndë, rikthehet i kuruar tërësisht mesfushori i Bournemouth

Një betejë e gjatë dhe e vështirë por që ia ka vlejtur mundimin dhe sakrificat. David Brooks njofton se e ka hedhur pas krahëve luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit pasi ka përfunduar gjithë fazën e kurimit dhe rehabilitimit.

24-vjeçari i Bournemouth njofton se tashmë është shëruar plotësisht dhe mund t’i rikthehet aktivitetit si më parë. Brooks u diagnostikua me “Hodgkin Lymphoma” në indet e buta, vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë që me kurimin e duhur mund të kurohet plotësisht dhe uellsiani i falënderon të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë betejë të vështirë.

“Javën e shkuar u takova me specialistin që ka ndjekur sëmundjen time dhe ai më konfirmoi se gjithçka është në rregull dhe jam tërësisht i pastër”.     

Në fund ai shton se do të rikthehet në stërvitje në mënyrë që të rikthehet gjithashtu sa më shpejt edhe në fushën e lojës për të vazhduar karrierën si futbollist profesionist.