Tyson Fury, kampioni i përulur i ringut. Blen syze me vlerë 3 pound

Është multimilioner por ky fakt nuk e pengon të jetojë si një njeri i thjeshtë dhe mes njerëzve të thjeshtë. Në një ditë normale si të gjithë anglezët, kampioni i peshave super të rënda, Tyson Fury që vetëm përpara pak ditësh mbrojti gjerdanin WBC, bën pazar në një dyqan bamirësie ku shpenzoi 3 pound për të blerë një pale syze.

Dyqani mbledh fonde për studimet kundës kancerit ndërsa një prej punonjëseve deklaroi për mediat se ai u tragua mjaft miqësor me të gjithë duke i pyetur me durim për punën që bëjnë gjatë gjithë ditës. Një kampion i vërtetë edhe jashtë ringut “Gypsy King Fury” i cili nuk humbet rastin të tregojë se është një njeri normal.

Tyson Fury, kampioni i përulur i ringut. Blen syze me vlerë 3 pound

“Boksin unë nuk e ushtroj për para edhe pse shumë njerëz në botë do të bënin gjithçka për para. Kam gjithçka që më duhet dhe jam nje njeri i thjeshtë. Drejtoj një makinë “Passat” dhe nuk më duhen para me thasë për t’i bërë përshtypje njerëzve”, theksoi 33-vjeari i pyetur rreth mundësisë për një ndeshje me Anthony Joshua që do të shtonte pasurinë e tij edhe me 100 milionë pound.  

Tyson Fury, kampioni i përulur i ringut. Blen syze me vlerë 3 pound