Tirana harron të fitojë. Teuta e ndal në shtëpi dhe shtyn zyrtarizimin e titullit

Tirana e bën sërish. Për të tretën javë rresht skuadra bardheblu ka stonuar duke e zvarritur çështjen titull. Edhe pse kishin një sfidë relativisht të lehtë në letër, atë ndaj Teutës në shtëpi, bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim që i kombinuar me fitoren e Laçit në Rrogozhinë, bëhet i pavlerë për të zyrtarizuar titullin e 26.
Ishte Limaj që shënoi një gol manuali në pjesën e parë por në të dytën skuadra kampione barazoi duke mos u shkurorëzuar në kryeqytet. Në fund Xhixha la fushën e lojës me të kuq duke humbur derbin e së shtunës me Partizanin ndërsa diferenca me Laçin e vendit të dytë 4 javë nga fundi është reduktuar në 10 pikë.


Në dy sfidat e tjera, Skënderbeu i dha fund ecurisë pozitive të Kastriotit duke fituar 2-0 ndërsa Laçi i shkaktoi disfatë 2-0 Egnatias. Rrogozhinasit në vendin e 8 kanë 10 pikë diferencë nga korçarët kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi.
