38-vjeçari vret ish të dashurën me thikë e ikën në plazh, justifikimi i të riut para policisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 38-vjeçar ka vrarë ish-të dashurën.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (3 maj) ndërsa I riu i identifikuar si Pietro Lalongo, ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për vrasje me dashje.
Ka qenë vet ky i fundit i cili ka pranuar krimin duke thnë se ka vrarë ish të dashurën e tij Romina De Cesare , 36 vjeçe, duke e mbytur dhe më pas duke e goditur disa herë me thikë.
Si ndodhi ngjarja
Mbrëmjen e 3 majit, burri dyshohet se sulmoi ish të dashurën e tij, fillimisht duke e mbytur dhe më pas duke e goditur vazhdimisht me thikë. Pastaj u largua duke e lënë gruan në një pellg gjaku.
Burri më pas mori makinën dhe u drejtua për në bregdetin Pontine, gjatë arratisjes ai dyshohet se tentoi vetëvrasjen duke u përpjekur, më kot, të priste venat. Me të mbërritur në Sabaudia, ai më pas ka tentuar të mbytet në det, ku është vënë re nga karabinierët.
Këto të fundit e panë Pietro Lalongon duke ecur në breg me mavijosje dhe gërvishte të ndryshme. Ai u dërgua menjëherë në spital.
Oficerët e policisë pasi e identifikuan gjetën një bllok shënimesh ku ishte shkruar “Nuk doja ta vrisja, unë e dua atë.”

