Tyson Fury ha ushqim jo të shëndetshëm. Fotografohet në McDonald pak orë pas duelit me Whyte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 18:28
Të shkosh në McDonalds pasi ke fituar ndeshjen për gjerdanin botëror WBC. Një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm një njeri si Tyson Fury dhe për më tepër, të shkojë në restorantin për ushqim të shpejtë me makinën e tij Rollc Royse me vlerë 300 mijë pound.

Kampioni i peshave super të rënda u fotografua në Hertfordshire në makinën që e drejtonte bashkëshoirtja e tij Paris, vetëm pak orë pas duelit të “Wembley” ku e ndoqën nga afër 94 mijë spektatorë.

Tyson dhe Paris janë prindër të një familjeje të madhe prej 6 fëmijësh. Ata u fotografuan në momentin kur porositën ushqimin direkt nga makina e tyre duke mos preferuar të zbrisnin për ta konsumuar në restorant.