"Për tre fëmijë jetimë shteti i dha 2300 lekë pension tani i bllokon dhe rrugën" historia e Lumes në Rinas
Lumja është banore e fshatit që preket nga bllokimi i rrugës drejt Rinasit, pas vendimit për kalimin me një sens të saj.
Prej dy ditësh proteston me vendosmëri pasi bllokimi i rrugës për të do të thotë një peshë e madhe mbi supet e familjes me të ardhura të pakta e plot halle.
Është nëna e tre fëmijëve jetimë për të cilët shteti jo vetëm që nuk e ka dhënë ndihmë por tani po i jep një grusht të fortë.
"A po i them unë shtetit pse më ngrite naftën jo! Shteti të mos më bllokojë rrugën. Unë nuk jam duke vjedhur por po punoj me djersë. Ndihmë shtetit s’po i kërkoj dhe as shteti s’më ka dhënë. Kam rritur jetima dhe shteti s’më ka ndihmuar.
Një pension të burrit më ka dhënë 2300 lekë dhe nuk i kam thënë gjë. Nuk jam marrë as me drogë e as gjëra të këqija kam marrë shkopin e fshesës për të mbajtur kalamajt. Ndërsa sot ai do të më bëjë keq. Me punën që mbaj unë kalamajt shteti të mos më bllokojë rrugën. Është rrugë që nuk mbyllet"
