Media 'zgjon' polici e bashki në Vlorë, bllokojnë qarkullimin e mjeteve

Vazhdon komedia me ditën pa makina në Vlorë.

Menjëherë pas raportimit në media në meida për moszbatim të saj, policia rrugore dhe bashkia kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin Vlorë-Skelë.

Ky është njoftimi i parë i bërë nga bashkia Vlorë për të dielën e parë pa makina, 3 prill.

Në kuadër të ditës pa makina, ka nisur këtë 3  prill kufizimi i qarkullimit të automjeteve edhe në bashkinë Vlorë. Është ndaluar qarkullimi i mjeteve sot  nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në dy segmente të rëndësishme.

1. Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri "Petro Marko", deri te rrethrrotullimi në Skelë.

2. Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.

3. Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës "Kosova", me rrugën "Pelivan Leskaj".