Juventusi me hap Champions-i, Bonucci goleador (Video)

Kanë mjaftuar dy gola të mbrojtësit Leonardo Bonucci që Juventusi të hipotekojë çështjen e vendit të katërt në Serie A.

Kundër Venezia-s, bardhezinjtë rrezikuan shume madje 15 minuta nga fundi, shifrat ishin ende barazim por qendërmbrojtësi pas asistit të Danilos, riktheu qetësinë në kampin torinez. 

Kur duhen edhe tre javë nga fundi i Serie A, zonja e vjetër ka nevojë edhe për 1 pikë në mënyrë që të sigurojë zyrtarisht vendin e katërt.