Plori zgjedh të “shtrëngojë” pikët, Gega: Respektojmë kampionatin!
Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori nuk është aspak i kënaqur me ndeshjen e skuadrës pavarësisht fitores së arritur ndaj Skënderbeut:
“I gëzohem 3 pikëshit sepse ishte një ndeshje e vështirë. Presioni ishte më i madh tek ne se sa te Skënderbeu që na vendosi në vështirësi. Kundërshtarët na kundërsulmuan duke na rrezikuar por kishim edhe ne momentet tona pozitive. Jam pak i mërzitur me rastin e fundit ku mendoj se ishte penallti ndërsa arbitri nuk shkoi as te VAR”.
Në krahun tjetër, Skënder Gega e pranon që skuadra dha më të mirën e saj pavarësisht situatës:
“Nuk erdhëm për t’i prishur punë Vllaznisë por për të qenë të sinqertë me veten tonë. E shijova ndeshjen pavarësisht se gjithë Shqipëria ka debulesë për Vllazninë. Ju urova fitoren me kënaqësi!”