Kastrioti “kampion”, Vllaznia rikthehet në lojë për Europën

Nuk di të ndalet Kastrioti që po zhvillon një kampionat me ritëm kampioni. Skuadra krutane regjistroi fitoren e shtatë rresht me 21 pikë të grumbulluara në po kaq ndeshje. Takimi i së shtunës kundër Egnatias konfirmoi djemë e Çelës në humor të mirë sepse arritën të kthenin në favor disavantazhin pasi Pedro Augusto zhbllokoi ndeshjen në minutën e 60.

Kastrioti “kampion”, Vllaznia rikthehet në lojë për

Më pas ishin Hasani dhe Levendi që bënë përmbysjen e madhe duke e konfirmuar pothuajse në zonën “paly-out” skuadrën rrogozhinase dhe duke hedhur njëkohësisht kandidaturën për vendin e katërt.

Kastrioti “kampion”, Vllaznia rikthehet në lojë për

Kastrioti “kampion”, Vllaznia rikthehet në lojë për

Vllaznia fiton një ndeshje të vështirë dhe mban gjalle shpresat për vendin e katërt që do t’i siguronte matematikisht edhe biletën europiane. Skuadra e drejtuar nga Elvis Plori kaloi pas shumë rasteve të shpërdoruara 1-0 Skënderbeun që tashmë pret firmën zyrtare për të luajtur në të Parën.

Ndeshje me shumë nerv në “Loro Boriçi” ku korçarët rezistuan deri në fillimin e pjesës së dytë ku Hakaj shënoi një gol shumë të rëndësishëm që i jep fund ecurisë negative të Vllaznisë dhe e mban të ngjitur në klasifikim me Partizanin e Kukësin ndaj të cilëve ka vetëm 1 pikë diferencë.